Top News - Gjyqi ndaj Tahirit/ Shtyhet, shkak njoftimi i vonuar

Top Channel Albania 2020-06-03

Views 2

Shtyhet sërish gjyqi për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri në Gjykatën e Apelit. Mësohet se shkak për shtyrjen është bërë mos njoftimi në mënyrën e duhur i Tahirit.
Avokati i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, Maks Haxhia ka dhënë një prononcim për mediat pas shtyrjes së gjyqit. Në fjalën e tij, Haxhia ka bërë me dije se Tahiri nuk ka shkuar në sallë pasi nuk është njoftuar.

?Ne kërkojmë pafajësi. Nuk dua të vijoj me procedurën. Saimir Tahiri që nga momenti i parë dhe deri më tani ka kërkuar prerazi pafajsinë?..

Ditën e sotme, ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri do të duhej që të zhvillonte seancën e radhës në Apel. Për herë të parë në sallë ishte edhe ish-kryepolici i Vlorës, Jaeld Çela, i cili u dorëzua pas 3 viteve në arrati. Seanca u shty për shkak të mungesës së Tahirit, i cili nuk mori në kohë fletëthirrjen. Përballja e radhës me drejtësinë do të jetë më 11 qershor.
Vitin e kaluar Saimir Tahiri u dënua me 5 vite burg të konvertuara me gjykim të shkurtuar në 3.4 vite shërbim prove dhe dënimi u dha për shpërdorim detyre.

Prokuroria e Krimeve të Rënda nga ana tjetër kërkonte 12 vite burg për Tahirin për 3 vepra penale ?trafikim i narkotikëve? në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, ?kryerja e veprave penale nga organizata kriminale?, ?grup i strukturuar kriminal?.
Si përfundim të dyja palët, si Tahiri dhe Prokuroria nuk pranuan dënimin me 3.4 vite shërbim prove dhe e apeluan zyrtarisht në Gjykatën e Posaçme të Apelit që që nga java tjetër do të fillojëme gjykimin e dosjes.

Prokuroria e akuzonte Tahirin se në kohën kur ishte ministër i brendshëm bashkë me ish- drejtorin e Policisë Vlorë, Jaeld Çela kanë bashkëpunuar me Moisi Habilajn apo vëllezërit e tij që bashkë korrespondojnë të jenë kushërinj.


Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#SaimirTahiri#MaksHaxhia#TopChannel

Share This Video


Download

  
Report form