"Veshja e Re e Perandorit", shfaqje teatrale e nxënësve të gjuhës italiane

Report TV 2015-08-21

Views 3

GJIROKASTER - "Veshja e Re e Perandorit" ka qenë shfaqja e përgatitur nga një grup nxënësish të seksioneve evropiane të gjuhës italiane të shkollave 9-vjeçare "Koto Hoxhi" dhe "Urani Rumbo" në qytetin e Gjirokastrës. Shfaqja vjen si një përshtatje e versionit teatror të përrallës së Andersenit e cila u përshtat nga shkrimtari i njohur Italian Gianni Rodari. Lektorja italiane Emanuela Sartorelli thotë se mesazhi i kësaj pjese është se nuk mjafton paraqitja dhe pushteti për të qenë dikush, por e rëndësishme është thelbi edhe pse në realitet kjo gjë nuk ndodh.

Share This Video


Download

  
Report form