Turqi - Autoritetet turke kanë arrestuar 12 persona të dyshuar si anëtarë të një organizate terroriste, ka bërë të ditur guvernatori në provincën e Adanas.
Kontrolle të forcave speciale kundër terrorizmit janë kryer në Stamboll, qytetin më të madh të Turqisë si dhe në krahinat jugore të Mersin, Adana dhe Hatay pranë kufirit sirian, tha guvernatori Husein Avni Cos.
Guvernatori tha se gjatë kontrolleve janë gjetur lëndë kimike të cilat janë dërguar në laboratore për ekzaminime të mëtejshme. Më tej ai ka refuzuar të publikonte emrin e organizatës së dyshuar, por mediat turke besojnë se të arrestuarit janë pjesë e organizatës xhihadiste siriane, Fronti i Al-Nusrës.