TIRANË - Grabitja me armë e karburanteve ka çuar në pranga 6 persona.
Burime nga Policia e Tiranës kanë bërë të ditur sot se, efektivët e komisariatit numër 1 kanë vënë në pranga disa persona, që akuzohen se kanë grabitur karburante në kryeqytet dhe rrethe.
Sipas të dhënave, arrestimi i personave, emrat e të cilëve nuk janë bërë të ditur, është bërë pas hetimeve disa mujore pas disa ngjarjeve pa autor.
Pritet që Policia e Tiranës të japë edhe një konferencë për median në lidhje me këtë operacion.