Kuvendi i Kosovës debaton të drejtat e shqiptarëve të Luginës

alsatmtv 2015-08-21

Views 3

Kuvendi i Kosovës po debaton për miratimin e një rezolute për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë duke kërkuar nga qeveria që të tregojë kujdes shtetëror për shqiptarët që jetojnë në këto komuna në jug të Serbisë. Rezoluta është propozuar nga deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri. Ai ka thënë se shqiptarët në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë nuk i gëzojnë të drejtat elementare që sigurohen me konventa ndërkombëtare. Andaj, i ka kërkuar Qeverisë së Kosovës që të shtojë kujdesin dhe interesimin shtetëror për shqiptarët e kësaj pjese.
Në debat, është përfshirë edhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi i cili ka propozuar që në vend të rezolutës të bëhet amandamentimi i Kushtetutës së Kosovës. Thaçi ka propozuar që në Kushtetutën e Kosovës të futet neni me të cilin Kosova do të obligohej që t'i mbrojë interesat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Ndryshe, në rekomandime është përfshi edhe kërkesa për heqjen e taksave për qytetarët e Luginës së Preshevës të cilët detyrohen të paguajnë 20 euro në javë kur kalojnë kufirin Serbi -- Kosovë. Po ashtu, rekomandimet kërkojnë që shqiptarët e Luginës së Preshevës të gëzojnë të drejta të barabarta për arsim në Kosovë e deri te e drejta e marrjes së shtetësisë dhe pjesëmarrjes në proceset zgjedhore për nivelin qendror. Gjatë seancës, në vendin për mysafirë, ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit e komunave dhe aktivistë politik të Luginës së Preshevës. Alsat-M

Share This Video


Download

  
Report form