Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, e quajti të pakuptimtë përpjekjen e opozitës për të bllokuar funksionimin normal të Kuvendit.
Duke folur jashtë Kuvendit, Balla u shpreh: "Pavarësisht deklaratave patetike që po mbahen në sallën e Kuvendit, Kuvendi i Shqipërisë përmbushi edhe sot të gjithë detyrimet sa i përket funksionimit normal të tij si organi që miraton legjislacionin për të vijuar më tej puna e qeverisë lidhur me implementimin dhe ekzekutimin e tyre".
Balla tha se Kuvendi miratoi sot dy projektligje shumë të rëndësishme në fushën e energjisë dhe në sektorin e bujqësisë.
Balla: Votuam dy marrëveshje shumë të rëndësishme, e para me KFV, qeverinë gjermane, që mundëson një investim shumë të rëndësishëm në rrjetin e transmetimit të energjisë mes Shqipërisë dhe Kosovës, aksi Tiranë-Prishtinë, një investim terësisht nga KFV prej 42 milionë euro që është pjesë e një lidhje alternative të furnizimit të shkëmbimit të energjisë elektrike mes Shqipërisë dhe Kosovës. Kalimi në Kuvend mundëson lëvrimin e fondit dhe më pas fillimin e investimit që e kemi quajtur "Pavarësia Energjitike e Kosovës".
Së dyti marrëveshja me BERZH që ka të bëjë me tre furnizime në Myzeqe, Fushën e Korçës dhe atë të Konispolit sa i takon vaditjes. Tre zona që janë zonat më të rëndësishme të bujqësisë shqiptare. Kishte dhe një vendim të rëndësishëm që Kuvendi mori sa i takon monitorimit të funksionimit të organeve të reja të drejtësisë, pjesë e paketës së reformës në drejtësi.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/balla-kuvendi-i-hapi-rruge-pavaresimit-energjitik-te-kosoves-opozita-patetike