Kuvendi miraton 3 ligjet e BE-së, hyjnë në fuqi më 1 tetor

Report TV 2015-08-21

Views 1

TIRANE - Parlamenti me një seancë të jashtëzakonshme miratoi 3 ligjet kërkesë e Bashkimit Europian për statusin e vendit kandidat, me kompromisin e ofruar nga opozita për të hyrë në fuqi me parlamentin e ri. Ligji për Gjykatën e Lartë u miratua me 108 vota pro. Ligji i Nëpunësit Civil u miratua me 107 vota pro, Reforma Parlamentare me 108 vota pro. Me 67 votat, vetëm të PD-së u miratua shtyrja e Amnistinë Fiskale deri më 31 dhjetor 2013. Opozita nuk votoi.

Gjatë gjithë seancës Berisha këmbënguli disa herë për ta votuar megjithëse amnistia fiskale nuk ishte kërkesë e BE-së. Në replikë deputeti i PS-së Tahiri tha se Berisha nëse do e bënte amnistinë ta kishte bërë 8 vite më parë pa i mbushur me borxhe dhe gjoba bizneset.

Share This Video


Download

  
Report form