PE-ja miraton rezolutën për Maqedoninë

alsatmtv 2015-08-21

Views 1

Parlamenti Evropian miratoi me 505 vota 'pro' dhe 61 'kundër' rezolutën mbi përparimin e Maqedonisë në vitin 2012, me të cilën i rekomandon Këshillit të ministrave, caktimin në samitin e qershorit, të datës për fillimin e bisedimeve me Maqedoninë. Megjithëse pjesa më e madhe e deputetëve e mbështetën rezolutën, deputët bullgarë dhe grekë me votën e tyre 'kundër' bënë sërish të qartë se Maqedonia nuk do të ketë asnjë shans në qershor pa zgjidhur më parë çështjen e emrit dhe problemet me fqinjët. Për deputeten Ermira Mehemti, jo vetëm kjo, por edhe mos zgjidhja akoma e incidenteve të 24 dhjetorit, zbehin shanset për datën e mundshme në qershor.

"Për fat të keq fqinjët e vendit, Bullgaria dhe Greqia edhe një herë luajtën rolin e tyre...Në Samitin e qershorit duket se nuk mund të presim ndonjë ndryshim të madh gjegjësisht data për çeljen e negociatave duket se ngelet një shpresë për të cilën duhet të punojmë në dhjetorin e ardhshëm. Në këtë drejtim duket se ngjarjet e 24 dhjetorit në parlament kanë pasur një ndikim jo të vogël për të dëmtuar imazhin e vendit në institucionet e Evropës. Ajo çfarë duhet të bëjë klasa politike në vend është të formojë komisionin anketues i cili duhet t'i sqarojë rrethanat dhe pasojat e incidentit të 24 dhjetorit", tha Ermira Mehmeti, deputete.

Një nga parlamentarët më të zëshëm në debatin e mbrëmshëm në PE ishte deputeti bullgar Andrej Kovaçev. Ai akuzoi vendin për falsifikimin e historisë dhe qasje jo korrekte ndaj fqinjëve. Kovaçev tha se veprimet aktuale të qeveritarëve në Shkup nuk e çojnë vendin drejt Evropës.

"Pushtetarët, mediat dhe elita akademike në Maqedoni duhet të ecin nëpër rrugën e tyre evropiane. Kjo nuk bëhet vetëm me fjalë, të nderuar politikanë të Vardarit. Nëse dëshironi me të vërtetë që qytetarët e Maqedonisë të kenë ardhmëri evropiane, ndryshoni politikën tuaj për sa i përket krijimit të identitetit kombëtar të bazuar në falsifikime të historisë së shteteve fqinje dhe cenimit të të drejtave të bullgarëve në Maqedoni. Mos kërkoni reciprocitet aty ku nuk ka reciprocitet, të bazuar në manipulime historike! Është papërgjegjshmëri e Gruevskit t'i edukojë brezat e rinj në Ballkan me mashtrime dhe urrejtje ndaj fqinjëve. Kjo nuk është rruga që ju shpie drejt pajtimit dhe të ardhmes evropiane", u shpreh Andrej Kovaçev, deputet i PE-së.

Edhe deputet grekë u shprehën kundër idesë për fillimin e bisedimeve të Maqedonisë, pa u zgjidhur më parë çështja e emrit. Ata shtuan se vendi nuk përmbush as kriterin politik të Kopenhagës dhe është në krizë politike. Por komisioneri evropian Shtefan Fyle u kundërpërgjigj se meqenëse Maqedonia nuk mund të bëhet anëtare pa zgjidhur çështjen e emrit, palët mund të çojnë procesin përpara duke bërë përpjekje për të zgjidhur atë, paralelisht me zhvillimin e bisedimeve aderuese. Edhe raprotuesi për Maqedoninë Riçard Houit porositi Këshillin e BE-së të mendojë për pasojat, nëse Maqedonia kthehet pas në konflikte dhe përçarje. Houit iu bëri thirrje edhe autoriteteve në Shkup ...

Share This Video


Download

  
Report form