Zaev, Jovanvski, Ivanovski dhe Naumov në garë për kryetar të LSDM-së

alsatmtv 2015-08-21

Views 0

Këshilli ekzekutiv i LSDM-së në mbledhjen e mbrëmshme vërtetoi kandidaturat e katër kandidatëve për kryetar të LSDM-së. Zoran Zaev, Zoran Jovanovski, Igor Ivanovski dhe Kire Naumov janë kandidatët që do të garojnë për fronin e Cërvenkovskit. Tre të parët Zaev, Jovanovskki dhe Ivanovski kanë marrë instruksione nga Këshilli Ekzekutiv që të bëjnë përpjekje t'i harmonizojnë programet e tyre, të cilat janë vlerësuar konceptualisht të përafërta, një gjë e tillë ka për qëllim zvogëlimin e numrit të kandidatëve për kryetar. Deri në fillim të javës së ardhshme mbetet enigmë nëse LSDM-ja në kongres do të ketë një kandidat, dy apo që të katërt. Nga LSDM-ja deklarojnë se bisedimet mes tre kandidatëve të apostrofuar për harmonizimin e programeve të tyre ka filluar që mbrëmë dhe epilogu do të dihet në dy-tre ditët e ardhshme. Këtë e ka konfirmuar me shkrim edhe Kire Naumov i cili sot ka realizuar një takim me sekretarin e partisë Andrej Petrov, ku i është konfirmuar kandidatura.

"Gjatë takimit me sekretarin e partisë Andre Petrov, në hapësirat e LSDM-së, më njoftoi se Këshilli Ekzekutiv ka sjellë vendim që ta pranoj kandidaturën time për kryetar të LSDM-së, në Kongresin e 2 qershorit. Njëkohësisht, Petrov më njoftoi se është bërë një ndryshim i vogël sa u përket afateve zgjedhore, gjegjësisht prezantimi zyrtar para Organizatave Komunale do të fillojë më 20 maj të këtij viti. Qëllimi i kësaj shtyrje, është lënia e hapësirës kohore tre kandidatëve të tjerë që të merren vesh për zvogëlimin e numrit të kandidatëve", shkruan Kire Naumov, kandidat për kryetar të LSDM-së.

Mësohet se këshilli iniciues për mbetjen e Cërvenkovskit nuk heq dorë dhe vazhdon me grumbullimi e firmave deri në ditën e mbajtjes së Kongresit të caktuar për më 2 qershor. Branko Cërcvenkovski ka udhëhequr LSDM-në që nga viti 1991, përveç periudhës 2004 -- 2009, kur ishte në krye të shtetit. Në atë kohë LSDM-ja u drejtua nga Vllado Buçkovski, Radmilla Sheqerinska dhe Zoran Zaev. Bedri Rexhallari

Share This Video


Download

  
Report form