Zaev tërhiqet nga gara për kryetar të LSDM-së

alsatmtv 2015-08-21

Views 0

Paqartësi të mëdha në LSDM në prag të Kongresit të 14 të partisë. Në ditën e fundit të dorëzimit të kandidaturave për kreun e partisë, akoma nuk dihet lista përfundimtare e kandidatëve. Në mbledhjen e mbrëmshme të Këshillit Drejtues, sipas informatave nga partia, Zoran Zaev është tërhequr nga gara për kryetar të partisë për shkak të pakënaqësisë prej rrjedhës së deritanishme të procedurës për dorëzimin e kandidaturave. I kontaktuar nga ALSAT M, Zaev nuk i mohoi por as i konfirmoi informatat e tilla, duke thënë se zgjedhja e kryetarit të ri të partisë është punë e brendshme e LSDM-së.

"Nuk dua të komentojë për opinionin zhvillimet brenda LSDM-së. E tërë kjo procedurë për zgjedhjen e kryetarit të ri të LSDM-së është punë e brendshme e partisë sime dhe ju lus që ta lëmë LSDM-në t'i sjell vendimet më të mira për ardhmërinë e saj", tha Zaev.

Mediat në gjuhën maqedonase shkruajnë sot se lideri aktual Branko Cërvenkovski mund të mbetet në krye të LSDM-së. Mbi 15 këshille komunale të LSDM-së kanë propozuar si kandidat të vetëm për kryetar të partisë Cërvenkovskin, ndërsa në parti ka arritur edhe një peticion me 10 mijë firma që kërkojnë nga Cërvenkovski, të mbetet kryetar i partisë më të madhe opozitare. Vet Cërvenkovski, disa javë më parë paralajmëroi se nuk do të kandidohet në kongresin e qershorit, por ai nuk ka komentuar në opinion iniciativat për mbetjen e tij. Deri tani kandidaturat e tyre i kanë parashtruar vetëm Igor Ivanovski, Zoran Jovanovski dhe Kire Naumov. Nuk përjashtohet mundësia që deri në përfundim të afatit kohor, lista e kandidatëve për kryetar të LSDM-së të zgjerohet edhe me dy emra Tanja Tomiq dhe Stevo Pendarovskin, të cilët pritet të vijnë si propozime nga këshillat komunale. Lista e kandidatëve do të mbyllet sonte, ndërsa kryetari i ri i partisë opozitare do të zgjidhet më 2 qershor, për kur është parashikuar mbajtja e Kongresit të 14 me radhë të kësaj partie. Benjamin Arifi

Share This Video


Download

  
Report form