ATHINE- Një sfidë e pa precedentë e lëvizjes ekstremiste e djathtë, Agimi i Artë, vazhdon në parlamentin grek. Deputeti Panajotis Iliopulos, pasi është përjashtuar nga seanca parlamentare, përdori një gjuhë jo të përshtatshme me deputetët e tjerë tha "Heil Hitler" --" Rroftë Hitleri".
Janis Dragasakis, një deputet i partisë "SYRIZA" dhe ekonomisti njohur, i cili ishte duke kryesuar seancën parlamentare, kërkoi nga rojet e sigurisë për të larguar nga parlamenti deputetin e "Agimit të Artë", pasi kishte sulmuar liderin e majtë të opozitës se po "flen me koshiencën e pastër" dhe se po "ëndërron të zgjohet si kryeministër".
Pas qortimit të Dragasakis për përdorimin e një fjalori fyes, Iliopulos shkoi edhe më tej, duke i quajtur deputetët e tjerë si "të mjerë e të pa shpresë".
Iliopulos u largua nga Parlamenti duke mallkuar, i shoqëruar nga një tjetër deputet i Agimit të Artë.
Thirrjet e "Rroftë Hitleri" besohet të jenë thënë nga ana e zëdhënësit të "Agimit të Artë", Christos Pappas, edhe pse ky i fundit pohoi se ato fjalë u thanë nga deputetët e "SYRIZA".