Të sëmurët talasemikë kanë nevojë të vazhduar për gjak në mënyrë që të kenë një jetë normale. Por për të plotësuar nevojat e tyre me gjak nevojitet edhe një ndërgjegjësim më i madh i qytetarëve për ta dhuruar atë në ndihmë të të sëmurëve. Një akt i tillë dhurimi për këta pacientë është bërë në Ditën Ndërkombëtare të Talasemisë dhe Ditës Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq, nga punonjës të "Vodafone Albania". Dhurimi i gjakut në këtë ditë të veçantë për ta, synon t'i vijë në ndihmë fëmijëve që vuajnë nga talasemia.
Kjo është hera e shtatë që punonjësit e "Vodafone Albania" i përgjigjen thirrjes së "Kryqit të Kuq Shqiptar" për dhurim vullnetar të lëngut të jetës, i cili për fëmijët dhe të rriturit të prekur nga sëmundja e talasemisë është me rëndësi jetike.