Ora News – Punonjës të Vodafone Albania dhurojnë gjak për talasemikët

Ora News Lajme 2017-07-04

Views 6

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

65 punonjës të Vodafone Albania i janë përgjigjur thirrjes së Kryqit të Kuq Shqiptar për dhurimin e gjakut për të sëmurët talasemik. Nën moton ?Bëhu një hero? Vodafone Albania regjistron fushatën e 11 ndërgjegjësuese për dhurimin e gjakut. Drejtoresha e Burimeve njerëzore në Vodafone Albania thotë se këtë vit janë shtuar ndjeshëm kontribuesit çka tregon edhe ndërgjegjësimin e lartë të tyre.
Nën moton ?Bëhu një hero?, Vodafone Albania i është përgjigjur sërish thirrjes së Kryqit të Kuq Shqiptar për dhurimin e gjakut në ndihmë të personave që vuajnë nga sëmundja e Talasemisë.
Më shumë se 65 punonjës të Vodafone Albania iu bashkangjitën fushatës së 11 të dhurimit të gjakut.
Miq dhe familjarë të punonjësve të Vodafone Albania përmes gjestit human të dhurimit të gjakut u shndërruan në pak minuta në heronj të atyre që kanë nevojë për gjak.
Drejtoresha e Burimeve Njerezore në Vodafone Albania, Christina Samoulada jep nje mesazh ndërgjegjësimi:
Christina Samoulada: Sot e nisëm ditën ndryshe me një gjest kaq njerëzor. Ajo çka vë re këtë vit është se numri i pjesëmarrësve është akoma më i madh se vitet e kaluara. Kjo tregon se ndërgjegjësimi është rritur dhe Vodafone Albania kontribon në rritjen e këtij ndërgjegjësimi duke mos munguar asnjëherë në thirrjen e Kryqit të Kuq për dhurim gjaku.
Aktualisht në Shqipëri numërohen mbi 600 persona talasemikë, numër ky i rritur ndjeshëm vitet e fundit. Në total përllogaritet se duhen 35000 njësi gjak në vit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/punonjes-te-vodafone-albania-dhurojne-gjak-per-talasemiket/

Share This Video


Download

  
Report form