Para se të mblidhte kryesinë PS, ku do të cerfikohet lista e kandidatëve për deputetë, Rama doli në një prononcim për median duke argumentaur arsyet e rikonfigurimit të skuadrës së rilinjdes si dhe për të falenderuar të gjithë deputetët që kontribuan në rezistencë dhe ata nuk janë përfshirë në lista dhe që kanë mirëkuptuar.
Rama tha se rikonfigurimi i skuadrës "ishte i domosdoshëm" duke argumentuar pse kandidonte në Vlorë. Kreu i PS-së kërkoi të heqë çdo dyshim për Braçen duke thënë se ai do të jetë në listat e kandidatëve
RAMA: RIKONFIGURIMI I SKUADRES I DOMOSDOSHEM
Rama shprehu falënderim për ata "që me modesti dhe përgjegjësi kanë pranuar të zbresin në vende të mëposhtme duke dhënë mesazhin më fantastik se ne jemi një skuadër dhe përfshirja ose jo lidhet me ide e pasionin e përbashkët politik". Do të jetë një skuadër që do të konsolidojë e ripërtërijë cka kemi ndërtuar në këtë vite duke riafirmuar bazën e vlerave e të gjithë asaj përmbajtjeje njerëzore ". "Do kemi ata që e kanë përfaqësuar në vite PS dhe ata që ofrohen rishtaz për ta përfaqësuar bashkë me të tjerët"
RAMA: ZGJODHA VLORËN SI QYTETI I PAVARËSISË
"Kjo është një betejë që materializohet në një fletë votimi ku votohet partia dhe lideri, dhe në këtë kuptim çdo lider partie është në gjithë Shqipërinë, e ka votat e gjithë Shqipërisë, dhe çdo spekulim lidhur me vendosjen këtu apo ajte, është një spekulim banal, pasi këtu bëhet fjalë për një skuadër që në 90 % është e rëndësishme dhe e fituar në lojë. Së dyti kam vendosur që të jem në krye në listën e Vlorës, me një mesazh shumë të qartë, jo për Vlorën por për Tiranën, Shkodrën, dhe Prishtinën, me mesazhin e kryeqytetit të pavarësimit të shtetit shqiptar dhe fillimit të rrugës së shtetit shqiptar. Me mesazhin e domosdoshmërisë që ne shqiptarët të nisim rrugëtimin e nisjes me faqen e bardhë të kapitullit të 100-vjeçarit të dytë të shtetit shqiptar, pas këtyre 8 viteve rrënim ekonomik. Jetojmë në një vend ku kemi 1001 probleme dhe kemi përgjegjësinë historike që të fitojmë zgjedhjet, dhe t'i japim fund rrënimit ekonomik dhe rrënimit të shtetit si shëmbëlltyrë e rrënimit të atyre që zgjedhin dhe atyre që zgjidhen."- tha Rama.
RAMA: JANË SPEKULIME, BRAÇE PJESË E SKUADRËS
"Përtej spekulimeve të ditëve të fundit se Deputeti Socialist Erion Braçe nuk do të jetë pjesë e listave të deputetëve për zgjedhjet e 23 qershorit"- tha Rama. Sipas kreut të Socialistëve, këto janë vetëm spekulime të pabaza.
"Çdo spekulim lidhur me mosqenien në listë të Erion Braçes është vetëm spekulim. Erion Braçe është pjesë e skuadrës, dhe duke mos bërë dallim nga të tjerët, ka vendin që i takon në skuadër, pasi aty ne nuk jemi për veten, por jemi për qëllimin e përbashkët. Ju garantoj se Erion Braçe gëzon të gjithë respektin tim dhe të gjithëve ne, e sidomos në një diskutim ku askush nuk është i domosdoshëm, por të gjithe janë të nevojshëm.", tha Rama.
RAMA: SKUADRA JONE ME SHUME GRA SE NE 2009
"Skuadra do ët ketë më shumë gra sesa skuadra e 2009. Më shumë...