Televizioni Publik Shqiptar ka bllokuar sinjalin e transmetimit të ceremonisë së Pashkëve Ortodokse për A1REPORT! dhe për të gjitha mediat e tjera.
Dje në mesnatë teksa pritej, që ceremonia të ndiqej live nëpërmjet ekraneve televizive, transmetimi është bërë i mundur vetëm nga TVSH-ja.
Edhe pse mediat ishin njoftuar paraprakisht se sinjali televiziv do t'u jepej si çdo vit, drejtori i RTSH-së Petrit Beci pretendon se ka ekskluzivitetin e transmetimit të meshës.