Një vit nga aksioni policor 'Montra'. Familjarët kërkojnë drejtësi

alsatmtv 2015-08-21

Views 2

Edhe pas një viti, familjarët e të akuzuarave për rastin 'Monstra' i kanë të freskëta kujtimet e hidhura të aksionit policor. Ata kujtojnë në detaje keqtrajtimet e policisë, duke filluar nga shtëpitë e tyre e deri në korridoret e gjykatës. Traumat vazhdojnë të jenë me ta edhe sot e kësaj dite, duke mbetur në pritje të epilogut gjyqësor për këtë rast. Familjarët e Agim dhe Afrim Imsailoviqit dhe familjes së Alil Demirit treguan për ALSAT se vazhdojnë të jenë të trishtuar për çdo trokitje në derë. Ata kërkojnë vetëm drejtësi dhe asgjë më shumë, duke u shprehur të bindur për pafajësinë e të afërmve të tyre.

"Kur është fëmija se ka bërë diçka nuk të dhimbet aq, fëmija dhimbet po sërish jo aq shumë nëse e ka bërë veprën , si e ke bërë do e pësosh por kjo ishte shumë keq, pa bërë asgjë të ta mveshin ishte shumë keq, ajo po më mundon tepër. Ligji është ligj, nuk jam kundër ligjit por nevojitet drejtësi , po të ishte drejtësia kjo asnjëherë nuk do të ndodhte, të burgosen fëmijët pa lidhje është shumë keq ... Jo s'jam e qetë jam deformuar shumë bile, atë ditë nuk e harroj kur por edhe pas e kam pasur mjaft vështir , vështir se ku ti çoj mend", tha nëna e Afrim Ismailoviq.

"Ne ishim të arrestuar para një viti këtu me motrën, në këtë kohë ne kemi qenë në stacion policor, çfarë të themi po na mungojnë vëllai. Për drejtësinë nuk i besojmë drejtësisë se s'ka fakte dhe s'do të ketë se nuk e kemi bërë ne dhe më vjen keq për familjarët e palës maqedonase u shprehi ngushëllime... E majm mend arrestimin këtu në shtëpi si na kanë lidhur dhe e ka bërë gati revolen dhe na ka thënë të shtrihemi për tokë, ajo është shumë tragjike, si ma kanë lidhur motrën, prindin, trishtim kam pasur nipin mbesën, fëmijën e vogël 1 vjet dhe maltretimet nëpër stacione të policisë duke na çuar në gjyq na kanë rrahur ato i mbaj mend... Momenti më kritik kur i kanë ra të fejuara së vëllait se pse mban shami dhe e kanë ofenduar, kur e kanë qëlluar motrën atë moment nuk e harroj kur, ..jo edhe atyre ju thash me fol por nuk munden", deklaroi Qazmedin Demiri, vëllai I Alil Demirit.

Familjarët, edhe pse të bindur në pafajësinë e djemve të tyre nuk shpresojnë në drejtësi, duke pas parasysh rastet e shumta në Maqedoni për të cilat është dashur shumë vite që të dëshmohen si të montuara.

"O i njoh unë fëmijët e mi si i kam rritur me një kafshatë bukë se ata janë rritur dhe pengesë nuk më kanë bërë kur se i kam rritur me mall hallall vet janë munduar nga pak me një idare të me zor i kam rritur se jetima i kam rritur këtu i njohim krejt këtu. Të ishin vagabonta nuk më ishin dhimbsur se ti bësh dikujt keq nuk është mirë unë e di shqind për qind unë e di se i kam të pafajshëm fëmijët ..Nuk shpresoj pse? Janë bë më herët që i kanë vuajtur nga 7 vjet burg dhe kanë dal dhe kanë thënë se janë të pafajshëm për atë tani nuk shpresoj, njëherë jo. Vetëm dua ta dij të dalë drejtësia të mos ma lënë këtë që nuk është, vetëm drejtësi kërkoj", u shpreh nëna e Afrim Ismailoviq.

"Drejtësi nuk besoj nuk du...

Share This Video


Download

  
Report form