Forcat speciale të policisë italiane kanë shkatërruar një celulë terroriste me bazë në Puglia. Personat e arrestuar dyshohen të kenë pasur kontakte të ngushta me terroristët, që kërkohen në listën ndërkombëtare.
Policia ka arrestuar gjashtë persona, në Itali dhe në Belgjikë me akuzën e bashkëpunimit ndërkombëtar për terrorizëm dhe nxitje të urrejtjes racore.
Gjithashtu ata dyshohen se kishin planifikuar sulme terroristë në Itali si dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ndalimi i tyre u bë pas një sërë hetimesh ku janë gjetur edhe video ku paraqiteshin njerez duke bërë ushtrime ushtarake.
Bëhet fjalë për një prej grupeve më të mëdha terroriste, që janë kapur vitet e fundit të cilët nxisnin sulme vetëvrasëse në Perëndim dhe në zonat e luftës.