PD firmos me 24 aleatë "Aleancën për Punësim, Integrim dhe Mirëqënie"

Report TV 2015-08-21

Views 0

Partia Demokratike ka firmosur sot pasdite, koalicionin parazgjedhor me 24 partitë aleate, me të cilat do të dalë në zgjedhjet e 23 qershorit në kuadrin e "Aleancës për Punësim, Integrim dhe mirëqënie". Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka theksuar në fjalën e tij se "do të përsëris vitin 1992, vitin kur ne hapëm rrugën e lirisë për shqiptarët". Berisha e vlerësoi koalicionin e tanishëm "si më madhin në histori kundrejt "ngjalave" të aleancës tjetër. Nga 35 parti, 29 prej tyre janë të pranishme sot këtu", - theksoi ai.
"Në emrin tuaj, më lejoni të përcjell përshëndetjet më të përzemërta qytetarëve shqiptarëve, që kanë më të çmuar në shpirtin e tyre, vokacionin perëndimor dhe që sot, shohin më të bashkuar se kurrë, forcat politike të këtij vendi, të orientimit kryekëput perëndimor, kryekëput kombëtar.
Sot shqiptarët po jetojnë një ditë në historinë politike të vendit, shumë të veçantë, një bashkim të gjitha forcave politike, që kanë në themel të programit të tyre vlerat më të çmuara të shoqërisë, individit, kombit. Në këtë kontekst, sot firmosim aleancën më të madhe të vlerave në historinë tonë kombëtare. Ne sot tejkalojmë vitin 1992, kur ishim një lloj fronti, ndërsa sot ne paraqitetmi si forca poliitke të struktura që kemi operuar me platformat tona në interesin më të mirë të qytetarëve.
Ne zgjodhëm si moton e aleancës sonë, punësimin e qytetarëve shqiptarëve. Puna është pas familjes, bekimi i njeriut, ndaj dhe ne jemi të vendosur që të gjitha reformat që do ndërmarrim të kenë rezultat final punësimin e qytetarëve shqiptarëve. Ne do bëjmë gjithçka që t'u krijojmë atyre këtë mundësi. Mirëqënia është pa dyshim, atribut i çdo qytetari në një shoqëri të lirë.
Prej dy vitesh, procesi, në Shqipëri, si në asnjë vend tjetër të Europës, u bllokua nga brenda. Opozita shqiptare për qëllime politike bllokon procesin e integrimit të vendit. Sot, në Luksemburg, u deklarua se janë tre ligjet që nuk u votuan ato që bllokuan statusin e Shqipërisë në BE. Nuk ndodhi askërkund, ndodhi vetëm në Shqipëri, sepse udhëheqja e sotme e PS-së ka platformë, ka për program, testamentin e etërve të vet. Kjo ishte një thirrje, një apel për këta zotërinj të ulur këtu të bashkohemi për të bërë çdo gjë për të avancuar integrimin e Shqipërisë në BE. Unë jam i sigurtë se 23 Qershori do jetë përgjigja e vetë shqiptarëve për axhendën e vet europiane.
Ne sot bashkohemi dhe dua t'ju informoj se nga 35 parti, që morën pjesë në zgjedhjet e 2099-ës, 29 prej tyre janë të pranishme këtu, parti me histori elektorale kundrejt "ngjalave" të aleancës tjetër. Po, kjo është aleanca e vlerave të vërtetave elektorale, aleancë e programit, që synon t'u japë shqiptarëve të ecin si komb i lirë, të sigurtë drejt së ardhmes më të sigurtë europiane. Ndaj dhe ftesa ime për qytetarët shqiptarë këtë periudhë që kemi para, lë angazhohemi të gjithë në fushatën elektorale më intensive dhe të vendosur në historinë e këtij vendi.
Kurrë ndonjëhërë Shqipëria nuk ka pasur një aleancë të tillë të bashkuar të gats...

Share This Video


Download

  
Report form