Përbërja e KQZ, Fyle: Të shqetësuar, mund të ketë pasoja

Report TV 2015-08-21

Views 1

"Ne jemi të shqetësuar në lidhje me zhvillimet e fundit për sa i përket përbërjes së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe ka mundësi që të ketë pasoja edhe në procesin zgjedhor" - tha komisioneri për Zgjerimin e BE-së, Stefan Fyle i cili shpreh shqetësimin për situatën e krijuar, gjatë mbajtjes së konferencës për Stabilizim --Asociimin Shqipëri- BE. Ai nënvizon se zgjedhjet do të jenë vendimtare për marrjen e një date negociatash për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Gjatë konferencës Fyle tha se mbajtja e zgjedhjeve parlamentare në përputhje me standardet evropiane dhe ndërkombëtare është thelbësore për përparimin e mëtejshëm drejt Bashkimit Europian.

"Ekziston një nevojë urgjente për partitë politike për të rivendosur besimin e ndërsjellë dhe të demonstrojnë angazhimin e tyre për funksionimin rigoroz dhe jo-partiak të institucioneve demokratike të Shqipërisë. Të gjitha palët politike kanë një përgjegjësi për të siguruar besimin e njerëzve në procesin zgjedhor. Të gjitha palët politike!", theksoi Fyle në fjalën e tij.

Sipas komisionerit për Zgjerim, të gjitha partitë politike janë përgjegjëse për garantimin e pavarësisë së organeve të administratës zgjedhore.

"Ne jemi të shqetësuar në lidhje me zhvillimet e fundit për sa i përket përbërjes së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe ka mundësi që të ketë pasoja edhe në procesin zgjedhor" tha Fyle.

Ai vijoi se zgjedhjet në Shqipëri do të jenë nën monitorim dhe se mirëpret rekomandimin e OSBE / ODIHR-it për të vendosur një mision vëzhgimi. Mëtej, Fyle u shpreh se pret rezultate konkrete në zbatimin e ligjeve, dhe përmbushje prioritetesh.

"Ne kemi bërë të qartë se pas zgjedhjeve shprehemi për negociatat. Ato janë kryesore për nisjen e negociatave për anëtarësim. Zgjedhjet e lira e të ndershme duhet të jenë në interesin jo vetëm të një partie, të gjitha partive dhe të gjitha forcat politike duhet të shkojnë drejt saj."- tha Fyle në një konferencë për shtyp nga Luksemburgu ku është mbledhur Këshilli i Stabilizim Asociimit Shqipëri- BE.

Në kuadër të integrimit Fyle bëri një paralelizëm edhe mes Kosovës e Serbisë të cilët arritën të bien dakord, ndërkohë që mes partive politike në Shqipëri nuk gjendet kompromisi.

"Çfarë është ajo që bën qëBeogradi e Prishtina të mund të merren vesh, ndërsa partitë poltike në Shqipëri nuk mund të arrijnë marrëveshje në këtë moment?" - shtoi Fyle.

Në takim ndodhet edhe ministrja e Integrimit Majlinda Bregu.

Ai vijoi se zgjedhjet në Shqipëri do të jenë nën monitorim dhe se mirëpret rekomandimin e OSBE / ODIHR-it për të vendosur një mision vëzhgimi. Mëtej, Fyle u shpreh se pret rezultate konkrete në zbatimin e ligjeve, dhe përmbushjen e prioriteteve.

Share This Video


Download

  
Report form