Pas takimit me kryeministrin Berisha, në një konferencë për shtyp nga ambasada amerikane, Drejtori për Evropën Qëndrore dhe Jugore, Departamentin Amerikan të Shtetit, Jonathan Moore përcolli shqetësimin e Washingtonit i cili në këtë situatë të tensionuar kërkon që KQZ të funksionojë, zgjedhjet e 23 qershorit të zhvillohen sipas standardeve dhe partitë të pranojnë rezultatin. Brenda një harku kohor prej 30 minutash erdhën dhe dy mesazhe të tjera publike nga ambasadori i OSBE-së Eugen Wollfarth dhe ambasadori i BE-së, Ettore Sequi.