Komisioni Qendror Zgjedhor hyn në kolaps pasi anëtari i tretë i propozuar nga e majta parlamentare, Jani Jani, i PBDNJ ngrin marrëdhëniet me institucionin. Vendimi i Janit parashikon mospjesëmarrjen e tij në asnjë nga mbledhjet e KQZ-së.
Me pezullimin e aktivitetit të Jani Janit, dhe dorëheqjen e dy anëtarëve Biba e Shtylla KQZ nuk mund të marrë asnjë vendim me shumicë të cilësuar. Këtë e tha edhe zyrtari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, Moore sot në konferencë për shtyp. Jani i PBDNJ-së solidarizohet me dorëheqjet e dy anëtarëve të propozuar nga PS, Denar Biba dhe Albana Shtylla.