Ndryshimi i KQZ-së, Ashton: BE është e shqetësuar

Report TV 2015-08-21

Views 0

"Jam e gëzuar që vizitoj Tiranën sot. Kam takuar Presidentin Nishani, kryeministrin Sali Berisha dhe kreun e opozitës Edi Rama me të cilët pata diskutime të hollësishme. Vizita ime ndodh sot një ditë pas diskutimeve të nxehta në parlament për përgatitjen e zgjedhjeve. I kemi ndjekur nga afër këto diskutime dhe sot e kam bërë të qartë pozitën time për të gjitha palët. Për BE është rëndësi thelbësore që zgjedhjet parlamentare të këtij viti jenë në përputhje me standardet ndërkombëtare evropiane do ishte një test për mirëfunksionimin e institucioneve demokratike të vendit dhe ecurinë e Shqipërisë drejt BE- së. Dje ne shprehëm publikisht shqetësimin tonë për pasojat e mundshme të votimit në parlament tek besimi i qytetarëve në procesin zgjedhor. Është përgjegjësi e të gjithë politikanëve të sigurojnë pavarësinë e institucioneve. Duhet të ketë besim në këtë proces. BE është e angazhuar për të monitoruar dhe mbështetur një proces zgjedhor të lirë e të ndershëm të bazuar në standardet evropiane dhe ndërkombëtare. "- tha Ashton në prononcimin e shkurtër për shtyp të zhvilluar në hotel "Sheraton" ku u zhvillua dhe takimi me kreun e PS-së Edi Rama. "Kryediplomatja e Bashkimit Europian u shpreh se pret që politikanët shqiptarë të tregohen të përgjegjshëm për të paraqitur alternativa dhe prioritete zgjedhore dhe të respektojnë etikën duke shmangur retorikën e ashpër. " thuhet në njoftimin për shtyp të shpërndarë nga presidenca. Dje apeli i Arvizusë ishte: Mos përplasni Shqipëri-SHBA. Jo ndryshimit të rregullave në mes të lojës. BE shprehu shqetësim dhe për pasojat në procesin elektoral. Mbrëmë Arvizu takoi kryeministrin Berisha dhe kryetaren e Parlamentit Topalli. (ad.ti/shqiptarja.com)

Share This Video


Download

  
Report form