Shkarkimi i Muhos, Moisiu: U keqpërdor dokumentacioni

Report TV 2015-08-21

Views 0

TIRANE- Në një intervistë për TV A1 REPORT! ish presidenti Alfred Moisiu flet për firmosjen e shkarkimit të Ilirjan Muhos nga posti i prokurorit të Fierit në 2003 por dhe për seancën e djeshme në parlament ku u firmos shkarkimi nga posti i anëtarit të KQZ-së.

"Politika jonë kur do të lustron, kur do të nxin"- e komenton veprimin e djeshëm ish presidenti Moisiu duke shtuar se "është keqpërdorur dokumentacioni"

Votimi dje në Parlament nuk ishte shenjë ogurmirë. Në Shqipëri po bën gjithçka Maliqi dhe është lënë mënjanë ligji. Ndërkombëtaret po flasin pa dorashka por po bien në vesh të shurdhët"- thotë Moisiu në një intervistë për gazetaren e të A1 REPORT! Mira Kazhani.

Madje ai shkon më tej duke thënë se Parlamenti mbrëmë bëri gjithçka që në momentin kur Ashton të vinte sot në Tiranë "të ishte para një fakti të kryer".

"Sjellja e Parlamentit e papërgjegjshme, zgjedhjet fitohen me rregulla" - nënvizon Moisiu i cili aktualisht është dhe bashkëkryetar i Forumit Civil 2010. Ai komenton edhe koalicionin PS- LSI duke e quajtur "të pahijshëm por të nevojshëm".

Mbrëmë Kuvendi miratoi shkarkimin e Ilirjan Muhos nga posti i anëtarit të KQZ-së, si i prezantuar nga LSI dhe zëvendësimin e tij me Klement Zgurin të propozuar nga PR. Shkarkimi u miratua me votat e PD plus 3 votat e Kastriot Islamit, Asllan Dogjanit dhe GjovaliN Kadelit, tre deputetët e larguar nga PS. (ad.ti/shqiptarja.com)

Share This Video


Download

  
Report form