Arvizu: S'ndryshohen rregullat në mes të lojës, KQZ e pavarur

Report TV 2015-08-21

Views 1

TIRANE - "Ndryshimi i rregullave në mes të lojës, në mes të procesit është mënyra e gabuar për të kthyer besimin e qytetarëve në zgjedhje". Është ky qëndrimi i përsëritur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në lidhje me kërkesën e Partisë Demokratike për të ndryshuar përbërjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve duke shkarkuar anëtarin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilirjan Muho nga institucioni i administrimit të zgjedhjeve.Deklarata është bërë nga ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu, i cili ka ritheksuar për të disatën herë se KQZ është një institucion i pavarur dhe si i tillë duhet të qëndrojë i lirë nga ndërhyrjet e çdo partie. (ad.ti/shqiptarja.com)

Share This Video


Download

  
Report form