Ora News – Bojaxhi dorëzon firmat në KQZ: Partitë politike të paafta, ndryshojnë rregullat e lojës

Ora News Lajme 2017-07-05

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Sfida për Shqipërinë ka dorëzuar në KQZ firmat e mbledhura nga qytetarët dhe që do të mundësojnë pjesmarrjen e saj në zgjedhjet e 18 qershorit.
Kryetari, Gjergj Bojaxhi tha se ?Sfida për Shqipërinë? është alternativa e duhur për qytetarët shqiptarë.
Bojaxhi: Sfida për Shqipërinë hyn në këtë garë si alternativa e vetme, e cila nuk ka dalë si nevojë apo llogaritje e politikanëve të këtij Parlamenti, por si Partia e cila nuk mundet më të durojë korrupsionin dhe shkatërrimin e të ardhmes së fëmijëve tanë.
Sipas Bojaxhi partitë politike që ndryshojnë rregullat e lojës janë të paafta për të fituar zgjedhjet.
Bojaxhi: Demokracia nuk ka dështuar brenda procesit të votimit dhe numërimit, demokracia ka dështuar përpara se vota të vijë te kutia e votimit. Problemi i kësaj klase politike nuk është se ka vendosur rregulla që penalizojnë partitë ndryshe dhe partitë e reja, problemi është se kjo klasë politike është e paaftë saqë në mënyrë që të fitojë kërkon që në mënyrë të vazhdueshme të ndryshojë rregullat e lojës.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/bojaxhi-dorezon-firmat-ne-kqz-partite-politike-te-paafta-ndryshojne-rregullat-e-lojes/

Share This Video


Download

  
Report form