Shkodër, 6000 ha tokë nën ujë Oboti në gjendje emergjence

Report TV 2015-08-21

Views 3

SHKODER- Sipërfaqja e tokave të përmbytura në rrethin e Shkodrës është rritur si shkak i shkarkimeve nga hidrocentralet e kasakadës së Drinit. Shefi i emergjencave civile pranë prefekturës së Shkodrës, Pëllumb Dani konfirmoi sot se sipërfaqja e përmbytur ka shkuar mbi 6000 ha tokë bujqësore nën ujë.

Sipas Danit gjatë 48 orëve të fundit nga hidrocentralet e kaskadës së Drinit është shkarkuar ujë me intensitet të lartë nga 900 m3/sek në 1200m3/sek dhe sipasojë është rritur sipërfaqja e zonës së përmbytur në të gjithë zonën e Nënshkodres ndërsa 707 banesa në të gjithë rrethin e Shkodres janë izoluar nga uji dhe 28 shtëpi janë përmbytur.

Ministria e Brendshme shpalli sot gjendjen e emergjencës në fshatin Obot të komunës Ana e Malit, një nga zonat më të prekura nga përmbytjet. Shtabi i emergjencave pranë prefekturës së Shkodrës deklaron se të mërkurën do nisë shpërndarja e ndihmës për fermerët e prekur nga përmbytjet. Në fshatin Obot janë 9 banesa të përmbytura, të pabanueshme, 350 banesa të rrethuara nga uji ndërsa dëmet në blegtori e buqjësi janë të konsiderueshme. (ad.ti/shqiptarja.com)

Share This Video


Download

  
Report form