MPB: Votim i qetë, me incidente të vogla

alsatmtv 2015-08-21

Views 1

Procesi zgjedhor po kalon në qetësi dhe në atmosferë korrekte dhe demokratike. Këto janë vlerësimet e Ministrisë së Punëve të Brendshme për rrjedhën e ditës së votimit deri në ora 14, duke theksuar disa shkelje të vogla, por pa ndonjë incident më serioz. Probleme janë regjistruar në Strumicë, Koçan, dhe Ladorishtë të Strugës.

"Dita zgjedhore po kalon qetë, në atmosferë korrekte dhe demokratike. Deri në ora 14:00 nuk është regjistruar asnjë incident më serioz, dhe deri te ne nuk kanë arritur informacione për prishje më të madhe të procesit zgjedhor. Votimi po zhvillohet pa probleme në të gjitha mbi 1600 vendvotime. Vetëm në disa vendvotime për shkak të disa problemeve të vogla erdhi deri te ndërprerja e votimit i cili më vonë ka vazhduar", tha Ivo Kotevski, zëdhënës i MPB-së. Alsat M

Share This Video


Download

  
Report form