Katër gazetarët italianë të mbajtur në Siri, negociata drejt lirimit të tyre

Report TV 2015-08-21

Views 1

SIRI - Katër gazetarët të mbajtur, që prej dy ditësh në Siri në kufi me Turqinë, janë shëndoshë e mirë dhe do të shoqërohen për në shtetin turk duke u lënë të lirë. Lajmi është bërë i ditur nga një burim pranë rebelëve sirianë të cilët po negociojnë për lirimin e tyre.

Ministria e jashtme italiane ka bërë thirrje, që të tregohet kujdesi maksimal me shkrimet dhe lajmet mbi këtë cështje. Edhe televizioni shtetëror Rai ka kërkuar heshtje shtypi .

Gazetarët ndodhen në Siri prej disa ditësh për të përgatitur një reportazh me titull "Heshtje, rrezik vdekje", për programin "Historia jemi ne".

Emrat e gazetarëve janë Amedeo Ricucci, i dërguar i Rai, Elio Colavolpe, fotograf, Andrea Vignali, gazetar dokumentaresh dhe Susan Dabous, gazetare italo-siriane dhe bashkëpunëtore e "Foglio» dhe e «Avvenire».

Sipas burimeve siriane dhe të huaja gazetarët janë ndaluar në veri të qytetit sirian Idlib pasi kishin filmuar dhe fotografuar vende ushtarake të ndaluara. (ad.ti/shqiptarja.com)

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS