Për kreun e Partisë Socialiste, vota është arma për të luftuar sot për të drejta dhe për t'u përpjekur për realizimin e ëndrrave. Në takimin që pati pasditen e sotme me ish-ushtarakët, Rama shprehu ambicien njerëzore të rilindjes së Shqipërisë, duke rilindur edhe shpresën dhe dinjitetin njerëzor për forcat e armatosura.
Profesionalizmi për Ramën duhet të jetë një aspekt thelbësor në shërbim të atdheut dhe jo në shërbim te partisë.
Theksin kryesor kryesocialisti e ka vënë në krijimin e policisë për mbrojtjen e pronës.