Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kandidati i koalicionit ?Aleanca për Shqipërinë Europiane? Muharem Rama zhvilloi një takim me gra e vajza të qytetit të Peshkopisë.
Në këtë aktivitet ai shoqërohej nga bashkëshortja e tij Brunilda, Kryetarja e Forumit të Gruas së Partisë Socialiste Olta Xhaçka dhe deputetja Blerina Gjylameti.
Duke u ndalur tek kandidatura e së majtës për Bashkinë e Dibrës, Xhaçka tha se është alternativa më e mirë që ofrohet para zgjedhësve.
?Ne si gra, kemi zgjedhur për të mbështetur kandidatin më të mirë të mundshëm, i cili me punën dhe veprën e tij të një jete të tërë, e ka treguar se është njeri i punës, i sakrificës, i përkushtimit, ndaj grave, ndaj fëmijëve dhe ndaj njerëzve në nevojë?, u shpreh Olta Xhaçka.
Sakaq, deputetja Blerina Gjylameti kërkoi nga gratë dhe vajzat e Dibrës që të jenë garancia dhe shtysa për një fitore sa më të thellë në 11 Shtator.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rama-me-gra-e-vajza-te-peshkopise-mbeshtetja-juaj-fillimi-i-fitores/