ITALI - Pas dështimit të Pier Luigi Bersanit për të gjetur emrat dhe votat e duhura për krijimin e qeverisë së re nga të dy dhomat e parlamentit Italian presidenti Giorgio Napolitano ka përcaktuar një komision prej 10 vetash të fushave të ndryshme politike dhe profesionale.
Komisioni i përbërë nga "dy grupe pune" do të përpiqen të hartojnë një program të përbashkët, që mund të gjejë mbështetjen nga të gjitha palët politike rreth të cilave do të krijohet më pas qeveria.
Në grupin e parë e cila do të fokusohet tek reformat institucionale përbëhet nga konstitucionalisti Valerio Onida dhe përfaqësues të forcave politike të së majtës dhe të djathtës.
Ndërsa grupi i dytë do të përqëndrohet tek reformat ekonomike dhe përbëhet, nga kryetari i Institutit të Statistikave, Autoriteti i Konkurrencës, një zyrtar i Bankës së Italisë dhe Ministri i ccështjve evropian Enzo Moavero.
Ky veprim vjen pas dështimit të konsultimeve në formimin e qeverisë së re të Pier Luigi Bersanit, sekretari i përgjithshëm të PD-së i cili ka shumicën në Dhomën e Deputetëve por jo në Senat.
Ndërkohë pas një jave negociatash, ende nuk është kapërcyer retorika kritike e Lëvizjes 5 yje ndaj forcave politike në Itali.
(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)