Humbjet e mëdha të ujit në rrjet kanë ngritur në këmbë Ujësjellësin e Durrësit. Ata kanë nisur punën për verifikimin e të gjitha depozitave të qytetarëve që kanë probleme me rrjedhjen e ujit.
Në një kohë që sapo ka filluar sezoni turistik, Ujësjellësi ka menduar që të menaxhojë me eficencë të gjithë sasinë e ujit që mbërrin nga stacioni i pompave në Fushë Kuqe. Një grup pune i ujësjellësit verifikon depozitat në tarracat e shtëpive dhe pallateve, ato që kanë probleme me galixhanët apo dëmtime të tubave.