E akuzoi Berisha në Kuvend Policia arreston babain e Tahirit

Report TV 2015-08-21

Views 0

TIRANË -- Pas sulmeve të vazhdueshme të Kryeministrit Berisha në Kuvendin e Shqipërisë, policia arrestoi dje (25 mars 2013) babain e deputetit socialist Saimir Tahiri, për akuzën e kontrabandës së ilaçeve. Në seancën parlamentare të 6 gushtit të vitit të kaluar ku diskutohej për heqjen e imunitetit të deputetëve, vetë kryeministri Berisha ka akuzuar Saimir Tahirin se kundërshton heqjen e imunitetit pasi kërkon të ruajë biznesin e ilaçeve. Shefi i mazhorancës u shpreh në atë kohë: "Ai xhandari juaj vrapon tek trarët e doganës dhe rri me doganierë. Ti jap me dokumente. Për ty e kam. Ke punë shumë me dogana e ilaçe. Prandaj të duhet imuniteti. Thuaj se ke kompanitë e mamit. Ti je nga ata që kundërshton tërheqjen e imunitetit". Ndërsa Tahiri reagonte nga salla, Topalli i tërhoqi vëmendjen. (ad.ti/shqiptarja.com)

Share This Video


Download

  
Report form