Report TV - Berisha: Sjellja e kriminelëve në Kuvend, provokim i ulët për opozitën

Report TV 2016-03-03

Views 0

Duke folur në Kuvend ish kryeministri Sali Berisha e ka quajtur një provokim të ulët për opozitën seancën e kaluar, ku u votua për ministrat e rinj të qeverisë.

?Provokimi i ulët që i bëtë opozitës duke i sjellë vrasësit në Parlament për të votuar për ministrat tuaj është një akt që detyron çdo deputet të opozitës të mendojë për një zgjidhje finale dhe përfundimtare. Cila është ajo, është tjetër punë. Por akte të tilla, pas dy vitesh debat kryesor krimi dhe vetëm krimi, krimi dhe dekriminalizimi janë aktet më të shëmtuara në të cilën një mbështetës krimi kryesor që është Edi Rama me dy tre gjykatës marrin përsipër të zhysin vendin qoftë dhe në konflikt të hapur civil me mungesën totale të përgjegjësisë. Ju adaptoni doktrinën e krimit të dobishëm, kurse ne e konsiderojmë të shëmtuar."

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS