Sa është i sigurt uji që pimë, nuk dihet! Instituti i Shëndetit Publik analizon vetëm ato mostra që dërgojnë komunat dhe ndërmarrjet publike, pasi, sipas tij, ka disa komuna që nuk e respektojnë rregullativën ligjore për sigurinë e ujit që prej vitit 2008, dhe nuk i dorëzojnë rregullisht mostrat të ujit për testim.
"Rezultatet testuese të Institutit të Shëndetit Publik kanë të bëjnë vetëm me mostrat që vijnë nga ndërmarrjet publike, të cilat dorëzohet në mënyrë të rregullt tek ne. Megjithatë, problem më vete, paraqet mos paraqitja e rregullt, ashtu siç parashikon rregullorja dhe procedurat për analiza në Institut ose në Qendrat e Shëndetit Publik", tha Mirjana Dimovska, seksioni për analizën e ujit të Institutit të Shëndetit Publik.
"Gjithashtu kjo vlen edhe për Komunën e Tetovës që nuk shkon në bazë të rregullit dhe normës të ligjit për ujë të shëndetshëm, për kontrolle të ujit të rregullt, është obligim i tyre. Ne nuk kemi masë si institucion pasi ne bëjmë vetëm analiza. Agjencioni për ushqim dhe veterinë dhe ministria e ekologjisë dhe ambientit dhe shëndetësisë është përgjegjës për këtë punë", d deklaroi Shaban Memeti, Drejtor i Institutit të Shëndetit Publik.
Nga Agjencia për Ushqim dhe Veterinari nuk japin të dhëna se cilat komuna nuk i dërgojnë rregullisht dhe në kohë mostrat e ujit për analizim. Instituti i Shëndetit Publik gjeti edhe ujë mineral, me paketim të pasigurt. Nga analizat e bëra vitin e kaluar të 120 mostrave të ujërave minerale, të importuara dhe atyre vendorë, 7 prej atyre të importuara ishin me mangësi mikrobiologjike, kurse 5 prej vendorëve përmbanin elemente të ndaluar. Më 22 Mars shënohet Dita Botërore e Ujit, këtë vit me moton, "Bashkëpuno për ujë të sigurt". Bojana Simonoviq