Ivanov takon studentët më të mirë të USHT-së

alsatmtv 2015-08-21

Views 12

30 studentët më të mirë nga shkencat shoqërore të USHT-së ishin sot mysafirë tek presidenti Gjorge Ivanov. Siç njoftuan nga presidenca, Ivanov ka shkëmbyer biseda e ide me studentët, mes të cilave edhe për përmirësimin e cilësisë në arsim, pjesës praktike, bursa etj.

"Në takimet e mia me studentët më të mirë nga shumë Universitete, gjithmonë e them se qytetarët akademikë janë një fuqia lëvizëse në procesin e zhvillimit dhe përparimit të vendit tonë. Diturinë dhe përvojën që do të arrini gjatë procesit arsimor në të ardhmen duhet ta investoni në zhvillimin e të gjitha aspekteve të shoqërisë", theksoi presidenti Gjorge Ivanov.

Ndërkohë studentët u shprehën të nderuar nga ftesa e presidenti Ivanov duke shtuar se takime të tilla duhet të realizohen edhe me institucione të tjera të rëndësishme në vend.

"U debatua mbi aplikimin e sistemit të Bolonjës, u debatua mbi bashkëpunimin e Universitetit tonë me kompanitë tjera si dhe problemet tjera të cilat mund ti hasim në literaturën të cilën e përdorim ne. Mendoj që takime të tilla duhet të vazhdojnë të kenë studentët, jo vetëm me presidentin por edhe me institucionet tjera dhe autoritetet tjera në mënyrë që sa më shumë të shpalosen problemet me të cilat ne ballafaqohemi dhe sigurisht që këto takime janë edhe një motivacion më tutje që ne të vazhdojmë me punën tonë dhe me kontributin tonë për shoqërinë", u shpreh Zejxhane Osmani, studente e USHT-së

"Si temë e bisedës ishte edhe sistemi i Bolonjës, si po zhvillohet ky sistem ndërsa ajo që na mungon për momentin është puna në praktikë, mendoj se kjo është një çështje problematike dhe në shumë universitetet tjera, ky është problemi kryesor", u shpreh Magdalena Bozhinovska, studente e USHT-së.

"Besoj që këto takime duhet te realizohen edhe në të ardhmen për shkak se kërkesat e studentëve duhet të vihen në shprehje dhe jo të ngelin nën hije. Po kërkesat realisht janë të potencuara në atë, në të ardhmen tonë literatura jonë të jetë më e plotësuar dhe gjithashtu që të kemi kushte edhe më të mira por edhe kërkesat në lidhje me masterin edhe me të ardhmen tonë të jenë më të potencuara dhe më të kompletuar", tha Arbnora Musa, studente e USHT-së.

Presidenti Gjorge Ivanov edhe më herët ka pritur në rezidencën presidenciale studentët më të mirë të shkencave shoqërore të Universitetit "Shën Kirili dhe Metodi", "Goce Dellçev" Shtip, UEJL-së, "Klimenti i Ohrit" nga Manastiri dhe "Shën Apostoll Pavle" nga Ohri. Melihate Rustemi

Share This Video


Download

  
Report form