TIRANE- Një sasi eksplozivi është vendosur në një lokal në zonën muzeale të qytetit të Gjirokastrës, 10 metra larg Qafës së Pazarit, qendrës së rëndësishme muzeale të qytetit të gurtë. Ngjarja është shënuar rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm. Korrespondenti i Tv A1 REPORT! dhe Shqiptarja.com Piro Nase informoi sot në mëngjes se sipas policisë së këtij qarku eksplozivi, dyshohet, rreth 300 gram, është vendosur në derën e lokalit në pronësi të Shefki Karagjozit.
(ad.ti/shqiptarja.com)