Berisha: Hetim fotove, Rama: Kupola e policisë kriminale

Report TV 2015-08-21

Views 2

TIRANE- Ka ngjallur polemika të ashpra publikimi i fotove nga TV A1 REPORT!, ku biznesmeni Arben Frroku i dyshuari kryesor si vrasës i kryekomisarit Dritan Lamaj drekon me 4 drejtues të lartë të kupolës së Policisë së Shtetit, Tonin Vocaj, Muhamet Rrumbullaku, Agron Kuliçaj dhe Nikolin Bala. Kryeministri Berisha deklaron se ministria e Brendshme do të hetojë fotot ku mes 4 drejtueve të policisë së shtetit, ndodhet edhe Agron Kuliçaj ish truproja e tij, i cili aktualisht mban postin e zv./drejtorit të policisë së Shtetit. Nga selia rozë kryetari i PS-së thotë se kupola e policisë është një organizatë e frikshme kriminale, më e rrezikshmja dhe fotot janë histori e turpshme. Polemikat dhe debatet e ashpra janë transferuar edhe në seancë parlamentare ku Ministri i Brendshëm akuzoi deputetë, dhe eksponentë të PS se janë ortakë biznesi me Arben Frrokun.
(ad.ti/shqiptarja.com)

Share This Video


Download

  
Report form