ZVICER - Nuk dihet ende numri i saktë i personave, që mbetën të vrarë gjatë një shkëmbimi zjarri në një fabrikë përpunimi të drurit në afërsi të një qyteti zviceran ka raportuar policia.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, të së mërkurës në qytetin e Menznaut.
"Nga ky shkëmbim zjarri kanë mbetur të plagosur edhe disa persona të tjerë, të cilët janë dërguar me ndihmën e shpejtë në spital", - raportoi një zyrtar i shërbimit civil.