TIRANE- Gjykata e Tiranës dha sot masën e arrestit burg për Artur Zeqirin të akuzuar si vrasës i 22 vjeçarit Sajmir Çedja. Në seancën e vlerësimit të masës së sigurisë, Zeqiri tregoi se fillimisht ishte provokuar nga Sajmiri i cili e kishte goditur duke u mbrojtur
"U provokova nga Sajmiri. Ai më goditi i pari. Unë reagova duke u mbrojtur, ndërsa me vete kisha dhe një thikë"- ka treguar Zeqiri momente të vrasjes në autobusin e linjës "Uzina e Autotraktorëve-Qendër" më 23 shkurt.
(ad.ti/shqiptarja.com)