Petrov: Nuk e japim Cërvenkovskin!

alsatmtv 2015-08-21

Views 0

Cërvenkovski po përgatit terrenin që edhe pas kongresit të partisë, të parashikuar për në muajin maj, të vazhdojë të mbetet në krye të LSDM-së. Një skenar tjetër është që dikush nga kryesia e ngushtë, të shprehë dëshirën e tij personale që lideri aktual të vazhdoj më tej me drejtimin e partisë. Kohëve të fundit nga LSDM-ja vijnë zëra se nuk do të lejojnë largimin e Cërvenkovskit pasi sipas tyre zhvillimet politike në vend kanë nevojë për një opozitë të konsoliduar dhe të fortë, e cila mund të jetë e tillë vetëm me Cërvenkovskin në krye.

"Branko është njeri i sinqertë dhe unë e kuptoj dimensionin e tij personal, por ai për momentin ka përgjegjësinë më të madhe sepse ai udhëheq një ushtri njerëzish që i qëndruan pas, e bashkoi gjithë opozitën dhe absolutisht nuk ka të drejtë, këtë e them pavarësisht vullnetit të tij personal, nuk ka të drejtë të tërhiqet sepse klima në shtet është i tillë. Nëse dëshironi, disponimi është i tillë edhe në parti edhe në të gjithë opozitën. Besimi ndaj tij është shumë i madh prandaj nuk do i lejojmë që të tërhiqet. Ky është mendimi im personal dhe nuk është mendim partiak. Është edhe mendim i shumë bashkë-partiakëve të mi", tha Andre Petrov, LSDM.

Sekretari i përgjithshëm i LSDM-së deklaroi së qëllimi primar i opozitës është të mundë Gruevskin. Një fitore e tillë nuk mund të mendohet pa Cërvenkovskin në krye.

"Ne kemi një qëllim. Drejt atij qëllimi jemi nisur me rezistencë në të gjithë vendin. Sinonim i asaj rezistence është Branko Crvenkovski. Së bashku jemi beton, dhe së bashku do e çojmë punën deri në fund", deklaroi Andre Petrov, LSDM.

Këto komente, Pretov i bëri në emisionin 'Qendër'. Nga ana tjetër, në vazhdën e këtyre qëndrimeve dhe zërave, si pasardhës i Cërvenkovskit përflitet nënkryetari i LSDM-së Zoran Zaev. Bedri Rexhallari

Share This Video


Download

  
Report form