Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
"Belgjika nuk është vend i "arit" ? ku mund të gjeni çfarëdo lloj gjeje që të kërkoni, prandaj mos ejani në Belgjikë për të kërkuar azil pasi nuk do ta merrni atë".
Ky ishte mesazhi i qartë që përcolli për qytetarët shqiptarë nga Tirana, Sekretari për Azilin dhe Migracionin në Belgjikë, Theo Francken.
Në një konferencë për shtyp me zv.ministren e Brendshme Rovena Voda, Francken tha se është e pakonceptueshme sesi shqiptarët për nga numri i lartë i kërkesave për azil të renditen përkrah popujve që janë në luftë si Siria dhe Afganistani.
Francken: Qytetarët shqiptar ne kemi bërë gati dhe tashmë po aplikojmë një sistem që e sjell vendimin shumë shpejt për kërkesat për azil. Kjo do të thotë që brenda pak javësh ne arrijmë në një vendim të shpejtë. Dhe më lejoni të jem fare i qartë. Vendimi për azilkërkim ka për të qenë negativ. Ai do të shoqërohet me një urdhër të menjëhershëm largimi nga territori i Belgjikës si dhe po ashtu me një urdhër, i cili ju ndalon hyrjen në të gjithë zonën Shengen.
Megjithatë pavarësisht kësaj, ne shikojmë që ka qytetarë shqiptarë që abuzojnë me sistemin tonë të azilkërkimit duke e shfrytëzuar dhe keqpërdorur atë. Ne jemi këtu për t?ju thënë një gjë, se nuk do të lejojmë që ky sistem të vazhdojë të keqpërdoret. Për ne Shqipëria është një vend i sigurt që do të thotë që qytetarëve shqiptarë nuk u jepet azil në Belgjikë. Belgjika nuk është vendi i ?arit? ku mund të gjeni çfarëdo lloj gjeje që të kërkoni, prandaj mos ejani në Belgjikë për të kërkuar azil pasi nuk do ta merrni atë. Shqipëria qëndron në 5 vendet e para për kërkesa të azilit në Belgjikë. Siria, Afganistani dhe Shqipëria. Kjo nuk ka kuptim.
Ne i japim azil shtetasve nga Siria. Ne nuk i japim azil shtetasve që vijnë nga Shqipëria. Ky nuk është një vend në luftë; ky nuk është një vend me politika opresive; ky nuk është një vend ku gazetarët futen në burg dhe kjo është një demokraci e qëndrueshme. Pra ne nuk u japim azil shqiptarëve. Belgjika mirëpret ata shqiptarët që vijnë sipas rregullave për të punuar, studiuar dhe turizëm, por ne nuk pranojmë shqiptarë që nuk respektojnë ligjet tona të migracionit.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/zyrtari-belg-belgjika-nuk-eshte-vend-i-arit-nuk-japim-azil-shqiptaret