Protestat në Bullgari, kabineti "Borisov" jep dorëheqjen

alsatmtv 2015-08-21

Views 0

Pas dështimit që ta qetësojë indinjatën e protestuesve edhe pa shkarkimit të ministrit të Financave dhe premtimit për energji më të lirë elektrike, kryeministri bullgar Bojko Borisov sot dha dorëheqje. Gjatë njoftimit të vendimit në Parlament, ai deklaroi se nuk dëshiron të jetë pjesë e pushtetit, policia e të cilit e rrah popullin e vet dhe theksoi se nuk do të jetë në dispozicion për formimin e qeverisë kalimtare.

"Çdo pikë gjaku, shok të dashur, është një turp i madh për ne. Unë nuk mund të shikojë rrethoja përreth Parlamentit. Qëllimi ynë nuk është që të kundërshtojmë me forcë dhe të mbrohemi nga populli jonë. Pasi njerëzit kërkojnë dorëheqje, atëherë demokracia nënkupton organizimin e zgjedhjeve", tha Bojko Borisov, Kryeministër i Bullgarisë.

Mijëra qytetarë të Bullgarisë periudhën e kaluar dolën nëpër rrugë. Vala e protestave filloi me shprehjen e pakënaqësinë kundër çmimeve të larta të energjisë elektrike dhe pastaj u kthyen kundër qeverisë së Borisovit. Në kryeqytet, Sofje u shkaktuan përplasje të përgjakshme mes policisë dhe protestuesve. Të dielën, dhjetëra mijëra protestues dhe opozita në Parlament kërkuan dorëheqjen e Qeverisë bullgare. Kryeministri Borisov postin e mori në korrik të vitit 2009. Zgjedhjet e rregullta duhet të mbahen në korrik të këtij viti, por tani në lojë janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare në prill.

Petar Bllazhevski

Share This Video


Download

  
Report form