Giuliani: Do dëshmoj vetëm me lejen e Trump
I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Ukrainë dha dorëheqjen pas polemikave për telefonatën në të cilën presidenti amerikan Donald Trump i kërkon atij ukrainas Zelenski që të hetojë djalin e kandidatit demokrat Joe Biden.
Kurt Volker ishte personi që krijoi kontaktin mes avokatit personal të kreut të Shtëpisë së Bardhë, Rudy Giuliani dhe bashkëpunëtorit të liderit ukrainas.
Vetë Giuliani këmbënguli se nuk do të dëshmojë në Kongresin Amerikan pa u konsultuar me Trump.
Ndërkohë demokratët përshpejtojnë procedurat për shkarkimine kreut të Shtëpisë së Bardhë. Sipas New York Times, akuzat mund të jenë gati deri në fund të muajit Tetor. Nancy Pelosi, kryetarja demokrate e Kongresit Amerikan shpjegoi se gjërat nuk duhet të zvarriten dhe se dokumentet e dorëzuara nga Shtëpia e Bardhë ndihmuan në përshpejtimin e procedurës.
Transkriptimi i telefonatës së 25 Korrikut, sipas demokratëve nuk lë hapësirë për dyshime. Sipas tyre Presidenti amerikan ka abuzuar me pushtetin kur i kërkoi Zelenskit që të hetonte mbi rivalin politik Biden, i cili është kandidat në radhët e demokratëve në zgjedhjet presidenciale të 2020-s.
Tv Klan