Tribunë, rreziqet nga kriza politike

alsatmtv 2015-08-21

Views 0

Kryetari i Këshillit për siguri dhe integrime euro-atlantike të LSDM-së Stevo Pendarovski shprehu bindjen se konflikti aktual brenda maqedonas po lëkund akoma më fuqishëm vendin në krahasim me problemet ndëretnike. Pendarovski në një debat mbi situatën politike në vend tha kriza politike po dëmton rëndë edhe imazhin ndërkombëtar të vendit, me atë që për herë të parë një zyrtarë i lartë i huaj, komisionari Fyle anuloi vizitën e planifikuar në vend. Nëse edhe në periudhën e ardhshme elita politike vazhdon të sillet e papërgjegjshme, do të jetë e pamundur dalja nga ky ngërç politik. Vlerësime u dha në një tribunë të organizuar nga Këshilli për bashkëpunim global

"Në këtë moment konflikti maqedono-maqedonas e frenon rrugën evropiane të vendit, konflikti maqedono-maqedonas frenon zhvillimin demokratik të Maqedonisë e cila është shtylla e cilës do ide për t'u bashkuar me projektin e Evropës së Bashkuar..Paradoksi i fundit ndodhi dje dhe sot në Bruksel ku në mënyrë shumë komode për të 3ën apo 4ën herë bisedojnë shqiptarët dhe serbët, ndërsa në këtë moment nuk janë në gjendje të bisedojnë dy maqedonas në Shkup", tha Stevo Pendarovski, profesor universitar.

Deputetja Ermira Mehemti Devaja, deklaroi se BDI insiston që kriza të kapërcehet përmes respektit dhe tolerancës së ndërsjellë.

"BDI si partnere e koalicionit qeveritar gjithmonë ka insistuar për respektimin e parimeve të caktuara të bashkëjetesës, të cilën koha tregoi se është shtylla kryesore në bazë të të cilës duhet të ndërtohet shoqëria jonë..respekti dhe toleranca e ndërsjellë, parimi i gjithë përfshirjes janë elementet që duhet t'i vlerësojmë dhe në bazë të të cilave duhet të veprojmë në situata të tilla sikurse ajo që kemi aktualisht, pasi realisht duket se notat që do t'i marrin nga Brukseli nuk do të jenë ato që i dëshironim apo i prisnim", tha Ermira Mehmeti Devaja, deputete.

Nga ana tjetër për pjesëmarrësin tjetër në tribunën e sotme, analistin Kire Naumov kriza politike nuk do të mund të kapërcehet pa ndihmën e aktorëve të tjerë të shoqërisë.

"Të gjithë ata që u përpoqën të ndihmojnë u margjinalizuan, të gjitha lëvizjet qytetare shumë vështirë depërtojnë tek publiku dhe partitë. Partitë janë të mbyllura dhe mendoj se do të ju duhen shumë reforma të tjera që të hapen dhe të dëgjojnë zërin e organizatave joqeveritare..Punët do të përkeqësohen më shumë, përderisa të gjitha ata që janë pasiv, edhe pse nuk duhet të domosdoshmërish të jenë aktiv politikisht duhet të ndihmojnë përmes kanaleve të tjera sikurse të lëvizjeve të ndryshme qytetare që të zgjidhet kriza, pasi nëse i lëmë kështu mendoj se nuk na shkruhet për të mirë", u shpreh Kire Naumov, analist politik.

Pjesëmarrësit në tribunën e sotme të organizuar nga Këshilli për bashkëpunim global konstatuan se Maqedonia do të pësojë shumë nga ftohja e marrëdhënieve me Brukselin, pasi raporti pranveror i Komisionit sipas të gjitha gjasave do të jetë negativ. Semra Jakupi

Share This Video


Download

  
Report form