Vestervele i shqetësuar nga kriza politike

alsatmtv 2015-08-21

Views 0

"Nuk dua ta fsheh shqetësimin tonë për krizën brendshme politike që vijon prej kohësh këtu në Shkup, prandaj unë me gjithë energjinë time apeloj për respektimin e parimeve demokratike, funksionimin serioz të parlamentit... Apeli im u drejtohet të gjithëve. Në rend të parë t'i vënë interesat kombëtare, të marrin përgjegjësinë, të mendojnë për fatin dhe të ardhmen e vendit tuaj, si dhe të tregojnë fleksibilitet dhe gatishmëri për kompromis me qëllim që të rivendoset bashkëpunimi", tha Guido Vestervele, Ministër i Jashtëm i Gjermanisë.

Kryediplomati gjerman nuk dha një përgjigje konkrete mbi qëndrimin e Gjermanisë në Samitin e qershorit nëse opozita i bojkoton zgjedhjet, por sugjeroi që liderët politik gjithmonë para syve dhe në zemër të kenë agjendën ndërkombëtare të vendit. Vestervele, shtoi se data e negociatave në qershor do të varet nga raporti i Komisionit dhe rezultatet nga reformat e përmbushura.

"Fillimisht duhet të qartësohen disa çështje, sikurse problemi i emrit prandaj ju inkurajojmë që të shfrytëzoni çdo mundësi që ju ofrohet. Ne do të kemi ndikim të drejtë dhe pozitiv si Qeveri gjermane, por vendimet do të merren atëherë kur do ta kemi në tryezë raportin e Komisionet dhe rezultatet konkrete..prandaj nuk dua të paragjykoj vendime spekulative", deklaroi Guido Vestervele, Ministër i Jashtëm i Gjermanisë.

Nga ana tjetër Ministri i Jashtëm i Maqedonisë Nikolla Poposki, tha se Shkupi është i përcaktuar që t'i kapërcejë dallimet me Sofjen dhe Athinën dhe se të njëjtën gjë duhet ta reflektojnë edhe dy shtetet fqinje në samitin e ardhshëm të BE-së.

"Mesazhi i Shkupit është shumë i qartë të fokusohemi në prioritet e përbashkëta që kemi në planin euro-atlantik, të punojmë me sinqeritet dhe me përkushtim të plotë. Vetëm përmes mbështetjes së ndërsjellë mund të shkojmë përpara dhe kjo është në interes qytetarëve të të gjitha shteteve", theksoi Nikolla Poposki, Ministër i Jashtëm i Maqedonisë.

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë në kuadër të vizitës së tij në Shkup takoi edhe Presidentin Gjorge Ivanov, zv'.kryeministrin për çështje evropiane Fatmir Besimi dhe kreun e LSDM-së Branko Cërvenkovski. Ndërkaq kryeministri Gruevski me Vestervelen kishte preferuar që të komunikonte me telefon një natë më parë.

Semra Jakupi

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS