TIRANE- Rivitalizimi i punës hetimore dhe koordinimi me institucionet e tjera ishte kërkesa që Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, shtroi në takimin që zhvilloi me Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla, drejtues të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, asaj të Tianës dhe të task-forcës. Nishani u shpreh i ndërgjegjshëm për presionet në punën e prokurorëve por u tha atyre se pavarësinë duhet ta fitojnë vetë e jo ta presin nga Kreu i Shtetit.
(ad.ti/shqiptarja.com)