Në ditën botërore të shtypit, Unioni i gazetarëve shqiptarë ka zgjedhur të protestojë para parlamentit për t'i dhënë fund njëherë e përgjithmonw anarkisë dhe raporteve jo të denja që trajtohen punonjësit e medias.
Kryetari i Unionit të gazetarëve i ka bërë thirrje kolegëve dhe mediave për një solidarizim i cili shkon përtej këtij tubimi.
"Në këtë protestë denoncojmë kapjen e mediave, dhe sidomos të gazetarëve nga varfëria financiare dhe kriza sociale. Ne kërkojmë sot që qeveritë që janë dhe do te jenë brenda këtij parlamenti mbrapa shpinës tonë të heqin dorë nga kasetat e dhuruara elektorale dhe ndërhyrja mbi pushtetin e katërt, duke përdorur varfërinë dhe krizën financiare si mjete që prodhosin lirinë dhe përmbajtjen e pavarsisë së gazetarëve"
Ndërkaq shqetësimet për borxhet që partnerët e biznesit, investitorët, entet dhe institucionet publike kanë ndaj mediave, Ku mungesa e likujditetit po lë këto media në mëshirë të fatit dhe drejt falimentit, është një tjetër pikë kritike sipas Unionit të gazetarëve që institucionet përgjegjëse duhet të ndërhyjnë.