TIRANE- Tv A1 Report siguron videon e ekspertizës së rrobave të Ziver Veizit, një prej 4 demonstruesve të vrarë në protestën e 21 janarit. Videoja është vënë në dispozicion nga Ministria e Brendshme pas kërkesës që A1 REPORT bëri me shkrim këtij institucioni. Sipas prokurorisë eksperti Ndoc Çardaku ka manipuluar provat duke vendosur një ashkël në rrobat e Ziver Veizit e madje duke e shtyrë me gisht atë.
(ad.ti/shqiptarja.com)