Rikthehet greva e punëtorëve të NP-së Komunale 'Tetova'

alsatmtv 2015-08-21

Views 0

Ka vazhduar greva e punëtorëve të Ndërmarrjes Publike Komunale 'Tetova'. Grevistët kërkojnë që Komuna tu paguajë katër rrogat e mbetura nga viti i kaluar. Në tentim për të zgjidhur këtë problem, kreu i Komunës së Tetovës Sadi Bexheti vizitoi grevistët dhe u premtoi se brenda dy ditësh do tu lëshojë një rrogë. Por punëtorët kategorik, nuk e ndërpresin grevën, nëse nuk i marrin të gjitha rrogat.

"U morëm vesh që kryetari të na lëshojë sot mjete nga komuna afër 3.5 milion denarë dhe deri të enjten një rrogë do merret. Morëm qëndrim që punëtorët të dalin të punojnë krejt edhe ne të drejtorisë do punojmë të mbledhim mjete tjera që ta sigurojmë edhe një rrogë tjetër".

Punëtorët thanë se nuk do të pranojnë kompromis për këtë çështje.

"Nuk pajtohemi, ne nuk kemi as sigurim e asgjë, ku ka pajtim këtu ne jemi duke vdekur këtu thonë brenda muajt po iku ky muaj, vjen tjetri ose krejt ose hiç nuk pajtohemi brenda muajit".

"Nga i nënti muaj që na lëshuan dhe njëmbëdhjetin e dymbëdhjetin s'na lëshuan, pa kartonë pa stazh pune pa asgjë, ne kërkojmë këta të na paguhen ose do vazhdojmë grevën deri në fund. S'ka më tolerancë unë që atë ditë ia tërhoqa vërejtjen drejtorit i thash do shkoj te inspektorati në Shkup dhe ta tregojnë qefin ty, na tha do ua lëshoj edhe kartonë edhe rrogë asgjë nuk bëni. 30 vjet që punoj unë këtu ta sjellim punën të kemi probleme, nuk ka me rrena më është tu na u rrjep lëkura vdekje për së gjalli kemi".

Të kontaktuar nga ALSAT M, në Ndërmarrjen Publike thanë se gjatë ditës së nesërme punëtorëve do tu lëshojnë nga një rrogë, ndërsa brenda dy javësh do t'i lëshojnë edhe rrogat tjera dhe me këtë t'i jepet fund grevës së punëtorëve. Punëtorët thonë se do të vazhdojnë me grevën deri sa t'i marrin të gjitha rrogat. Përderisa vazhdon greva e punëtorëve, Tetova çdo ditë e më shumë po mbushet me mbeturina. Bashkim Sulejmani

Share This Video


Download

  
Report form